
Këngëtari kosovar, Besart Kelmendi-Gjesti, ka humbur sot tragjikisht vëallin e tij të vogël, Eldion Kelmendi pas një aksidenti në trafik.
Në media tashmë është publikuar momenti i dhimbshëm kur Gjesti ka arritur afër vendit të ngjarjes, ku edhe vëllai i tij kishte humbur jetën.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në një të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës”, u shpreh Gashi.
@konflikti.com Gjesti nuk mund t’i ndal lotët pas humbjes së vëllaut të tij #gjesti #peja ♬ original sound – konflikti.com