Insajderi
Lajme

Aksidenti ku vdiq vëllai i Gjestit, i lënduar edhe një tjetër nga fshati Treboviq i Pejës po trajtohet në spital

Insajderi
26 September 2025 - 17:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksidenti ku vdiq vëllai i Gjestit, i lënduar edhe një tjetër nga fshati Treboviq i Pejës po trajtohet në spital
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Faqja e fshatit Tervboviq të Pejës në ‘facebook’ ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e sotëm tragjik ku ka vdekur vëllai i Gjestit. I lënduar nga ky aksident ka mbetur edhe një banor i fshatit Terboviq i cili po trajtohet në spitalin e Pejës.

Derisa vëllai i Gjestit, Eldion Kelmendi, nga fshati Pavlan ka mbetur i vdekur.

Njoftimi nga faqja e fshatit Terboviq.

“Një aksident i rëndë ka ndodhur pak me parë në fshatin tonë, përkatsishtë afër fshatit Qungur ku nga ky aksident ka mbetur i vdekur në vend vëllau i Gjestit, Eldion Kelmendi.
Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe një banorë i fshatit tonë i cili ishte i përfshirë në këtë aksident, dhe tani ndodhet në operim në spitalin e Pejës”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark