Presidenti amerikan , Barack Obama, planifikon të nisë një iniciativë për të bindur votuesit britanikë që të qëndrojnë në BE, pasi po rritet frika në Washington se Cameron mund të humbas.
Barack Obama është duke planifikuar për të bërë një fjalim publik për votuesit britanikë që ti bindë ata për të qëndruar brenda Bashkimit Evropian, ka zbuluar kryetari i Komitetit të Senatit amerikan për marrëdhënie të jashtme, mes frikës në Washington se referendumi i Mbretërisë së Bashkuar për qëndrimin në BE është një lojë e rrezikshme për të gjithë kontinentin.
Ka shqetësime në të dyja vendet, Washington dhe Londër që një ndërhyrje nga presidenti amerikan duhet të trajtohen me kujdes dhe mund të dështojnë nëse nuk kanë nivelin e duhur gjeopolitik.
Fjalimi i tij thuhet të përqendrohet në nevojën që BE ka që të rrijë e bashkuar për të luftuar krizën e migrimit dhe kërcënimin në rritje të agresionit rus në Baltik, Ukrainë dhe Lindje të Mesme.
Mbretëria e Bashkuar ka bërë me dije më herët për një referendum ku do të vendoset nëse Britania e Madhe do të mbetet pjesë e BE-së apo ndahet nga ajo.