Obama mban fjalim për 400 mijë dollarë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Obama mban fjalim për 400 mijë dollarë

    Insajderi
    26 April 2017 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama do të marrë 400 mijë dollarë për fjalimin e tij në konferencën e një kompanie të Wall Street.

    ‘The Telegraph’ shkruan se kompania e quajtur “Cantor Fitzgerald” e cila vepron në Wall Street, e njohur si qendra financiare e këtij shteti, do të paguajë 400 mijë dollarë për fjalimin e ish-presidentin amerikan, Barack Obama.

    Tutje thuhet se Obama, si drejtues kryesor, do të flasë në drekën e konferencës shëndetësore të kompanisë “Cantor Fitzgerald”, e cila do të mbahet në muajin shtator.

    Më pak se 100 ditë pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, Obama ka rënë dakord për marrëveshjen me kompaninë “Cantor Fitzgerald LP”, bankë e mesme të investimeve në Nju Jork. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark