Obama mbështet protestat, kritikon urdhrin e Trumpit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Obama mbështet protestat, kritikon urdhrin e Trumpit

    Insajderi
    31 January 2017 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-Presidenti amerikan Barack Obama kritikoi urdhrin ekzekutiv të pasardhësit të tij, Donald Trump për kufizimin e emigracionit. Obama gjithashtu mbështeti protestat e shumta në vend, ndërsa amerikanët shprehin pakënaqësinë e tyre me vendimet e Trump.

    Përmes një postimi në Twitter, Kevin Lewis zëdhënësi i ish-presidentit Obama tha se ky i fundit është plotësisht kundër nocionit të diskriminimit ndaj njerëzve për shkak të fesë apo besimit të tyre.

    Lewis gjihashtu tha se Obama është i ngazëllyer nga niveli i angazhimit popullor që po shihet në vend, ndërsa shtoi se protestat janë pikërisht ato që priten kur vlerat amerikane janë në rrezik.

    Kjo është hera e parë që Obama, i cili i la pushtetin Trumpit para 10 ditësh, kritikon Presidentin aktual, duke shkelur një rregull të pashkruar se ish-presidentët përmbahen dhe nuk kritikojnë atë që i pason.

    Gjithashtu kjo është komunikata e parë e Obamës qëkur u largua nga Shtëpia e Bardhë. Ish-Presidentët ecin mbi një ekuilibër të brishtë mes qëndrimit të angazhuar politikisht dhe sulmeve ndaj pasardhësve.

    Presidenti Xhorxh Bush nuk kritikoi kurrë politikat e Obamës, por ndërsa marrëdhënia e këtij të fundit me Trump është shumë ndryshe, komunikata e së hënës e bën të qartë se Obama do të jetë i angazhuar dhe do të flasë hapur për veprimet politike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark