Presidenti amerikan në largim, Barack Obama, e ka ndaluar në mënyrë të përhershme shpimin e naftës në det të hapur në shumicën e ujërave në pjesën veriore të ShBA-së.
Shtëpia e Bardhë tha se ky vendimi është bërë për “një ekonomi të fortë, të qëndrueshme dhe në të mirë të ekosistemit”. Ajo përmendi nevojat vendase kulturore, shqetësimet e kafshëve të egra, si dhe “dobësitë” e rajonit për derdhjet e naftës, si disa nga arsyet pse është bërë kjo ndërprerje.
Ky veprim shihet si një përpjekje për të mbrojtur rajonin përpara se presidenti Obama të largohet nga detyra në janar, shkruan BBC.
Mbështetësit e presidentit të zgjedhur Donald Trump mund ta kenë të vështirë për të ndryshuar këtë vendim.
Gjithashtu edhe Kanadaja është angazhuar në një masë të ngjashme në ujërat e saj të Arktikut, për ndalimin e shpimit të naftës në ujërat e saj të Arktikut.
Ky vendimi mbështetet në një ligj të vitit 1953 e cila i lejon presidentit për të ndaluar dhënien me qira të burimeve në det të hapur për kohë të pacaktuar./Insajderi.com