Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka nënshkruar sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, për shkak të programit të saj bërthamor.
Ky veprim vjen pak javë pasi Phenjani ka lëshuar një raketë me rreze të gjatë veprimi.
Koreja e Veriut ka refuzuar të heqë dorë nga programi bërthamor dhe ligji për sanksione të reja ka kaluar lehtësisht javën e kaluar në Kongres.
Sanksionet kanë për qëllim të lënë Korenë e Veriut pa paratë e nevojshme për zhvillimin e kokave bërthamore.
Koreja e Jugut ka thënë se do të diskutojë me Shtetet e Bashkuara vendosjen e një sistemi të mbrojtjes raketore. REL