Obama pranon se Amerika ka vrarë mbi 100 civilë me dronë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Obama pranon se Amerika ka vrarë mbi 100 civilë me dronë

    Insajderi
    02 July 2016 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka thënë që gjatë qeverisjes së tij janë vrarë dikur rreth 64 deri në 116 civilë nga dronët.

    Por, shifra e dhënë është kritikuar edhe para se të bëhej publike nga presidenti të premten, shkruan The Guardian.

    Në përgjithësi, nga viti 2009 e deri në vitin 2015, administrate e Obamas thotë se ka bërë 473 sulme ajrore, shumica prej të cilave me dronë, duke vrarë ashtu sic thotë qeveria, deri në 2,581 terroristë.

    Shtëpia e Bardhë bëri publike këto të dhëna të shumëpritura nga publiku para fundjavës kur fillon të shënohet dita e pavarësisë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark