Presidenti Barack Obama ka qenë në dispozicion të plotë si baba për vajzën e saj Malia, kur të premtën mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në shkollë të mesme.
Sipas informacioneve nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Obama ka refuzuar ftesën e shkollës për të mbajtur një fjalim në këtë mbrëmje duke insistuar se do të ishte i rrëmbyer nga emocionet.
“Unë do të ulem në sallë diku duke mbajtur një palë syze të zeza”, kishte thënë Obama në emisionin “Ellen DeGeneres” më herët gjatë këtij viti.
Ajo ishte vetëm 10 vjeç, kur babai i saj, hyri në Shtëpinë e Bardhë ndërsa ajo ka diplomuar në shkollën private Sidwell Friends në Washington./Insajderi.com