Obama takon aleatët evropianë, në agjendë agresioni rus - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Obama takon aleatët evropianë, në agjendë agresioni rus

    Insajderi
    13 May 2016 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të presë sot liderët e pesë vendeve nordike, ndërsa në krye të agjendës së bisedimeve do të jetë aktiviteti i rritur ushtarak i Rusisë.

    Udhëheqësit e Suedisë, Danimarkës, Finlandës, Norvegjisë dhe Islandës do të priten në Shtëpinë e Bardhë.

    Aneksimi i Krimesë nga Moska, në vitin 2014, ka alarmuar fqinjët nordikë dhe baltikë të Rusisë.

    Derisa NATO po shqyrton mënyrat për të penguar agresionin e mëtejshëm rus, Shtëpia e Bardhë dëshiron po ashtu të shprehë mbështetje për aleatët e saj në Evropën veriore.

    “Është mënyrë e dërgimit të sinjalit se SHBA është thellësisht e angazhuar kur bëhet fjalë për sigurinë në rajon”, ka thënë Charles Kupchan, këshilltar i Obamës për çështjet evropiane.

    Në takimin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë do të diskutohen edhe krizat në Siri dhe Irak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark