×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    OBSH jep lajmin e fundit për COVID 19

    Insajderi
    05 May 2023 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Organizata botërorë e shëndetësisë ka lajmëruar se emergjenca globale shëndetësore Covid-19 ka përfunduar zyrtarisht.

    Pas gati tre viteve në pandemi kjo deklaratë përfaqëson një hap të madh drejt përfundimit të kësaj periudhe.

    Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se të paktën 20 milionë persona kanë humbur jetën në total nga ky virus vdekjeprurës.

    Komiteti për Emergjenca i OBSH-së fillimisht më 30 janar 2020 kishte shpallur COVID-19 sëmundje që paraqiste kërcënim të nivelit më të lartë.

    OBSH tha se pavarësisht se COVID-19 më nuk është emergjencë globale shëndetësore, kjo nuk nënkupton se sëmundja është zhdukur.

    Sipas të dhënave të OBSH-së, numri i viktimave nga COVID-19 ka rënë. Në janar të vitit 2021, bota regjistronte mbi 100.000 viktima në javë nga kjo sëmundje, ndërkaq sipas të dhënave të prillit të këtij viti, ky numër është mbi 3.500.

    “Megjithatë, kjo nuk nënkupton se COVID-19 nuk është kërcënim global shëndetësor”, tha Ghebreyesus.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark