OBSH: Nuk ka rrezik të madh nga Zika gjatë Olimpiadës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    OBSH: Nuk ka rrezik të madh nga Zika gjatë Olimpiadës

    Insajderi
    15 June 2016 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ekziston “rrezik shumë i vogël” që gjatë Lojërave Olimpike që do të mbahen në Rio de Zhaniero virusi Zika do të përhapet në tërë botën.

    Lojërat Olimpike do të zhvillohen në Brazil, epiqendrën e virusit Zika, nga 5 deri më 21 gusht.

    Pas konsultimeve me ekspertët e këtij virusi, agjencia e Kombeve të Bashkuara e ka përsëritur vetëm këshillën e mëparshme se vetëm gratë shtatëzëna nuk duhet të shkojnë në këtë ngjarje në Brazil.

    OBSH e ka shpallur emergjencën globale pas përhapjes së madhe të virusit në fjalë, në muajin shkurt. Sëmundja në shumicën e rasteve përhapet përmes mushkonjave, por në raste të rralla edhe përmes marrëdhënieve seksuale.

    Në shumicën e rasteve, Zika shkakton vetëm simptome të buta siç janë ngritja e temperaturës, por është gjithashtu shkaktar i defekteve të mëdha në fëmijët e porsalindur.

    Pas shqetësimeve të mëdha të ngritura rreth mbajtjes së kësaj ngjarje të madhe në Rio, OBSH kishte vendosur që të kryej edhe disa hulumtime.

    Më pas organizata në fjalë kishte thënë se Lojërat Olimpike “mund të shkaktojnë përforcim të përhapjes së virusit”, por megjithatë ka insistuar se kjo nuk do të thotë rrezik i madh i përhapjes së Zikas.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark