O'Connell flet për përgjimet: Koalicioni PDK-LDK u krijua me marrëveshje të kundërligjshme për bordet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    O’Connell flet për përgjimet: Koalicioni PDK-LDK u krijua me marrëveshje të kundërligjshme për bordet

    Insajderi
    26 August 2016 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’Connelli ka deklaruar se përgjimet e fundit ku dëshmonhet ndikimi i Partisë Demokratike të Kosovës në të gjitha institucionet vendore, të cilat është duke i publikuar Gazeta online Insajderi, nuk janë risi në vend.

    O’Connelli në një intervistë për gazetën “Zeri” ka thënë se skandalet, nepotizmin dhe korrupsionin që i nxorrën në pah këto përgjime i ka ditur prej se ka filluar detyrën si ambasador në Kosovë.

    “Kemi parë vite me radhë raportet e Bashkimit Evropian në të cilat është përmendur niveli i nepotizmit, problemi i klientelizmit në Kosovës është po ashtu shumë problematike. Kosova ka shumë probleme, sfida para saj, edhe duhet të ketë një administratë publike të pavarur e të pastër profesionale”

    Sipas O`Conelli në Kosovë nuk është vetëm një parti që ka pasur skandalesh të kësaj natyre, madje sipas tij edhe koalicioni PDK-LDK u krijua me marrëveshje të kundërligjshme për bordet.

    “Fatëkeqësisht nuk mendoj se  është vetëm një parti e përfshirë në në këto apo që kanë të bëjnë vetëm me një parti por kemi pasur skandale të tjera, vetëm marrëveshja e koalicionit PDK-LDK, të cilët janë pajtuar se si t`i ndajnë bordet, akti i ndarjes mes tyre ka qenë i kundërligjshëm”, tha O`Conelli.

    Ambasadori britanik ka thënë se ka pasur edhe raste tjera në të kaluarën kur bordet e pavarura kanë vepruar kundër interesit të shtetit.

    “Ne të gjithë e kemi ditur se ky ka qenë një problem. Përgjimet e fundit janë vetëm një shenjë për madhësinë e problemit”, theksoj O`Conelli ./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark