Octavia Spencer nuk nënkuptoi asnjë dëm me komentin e saj ndaj Britney Spears, pas lajmeve të fejesës së saj me Sam Asghari.
Të dielën, ylli i popit 39-vjeçar njoftoi lajmin emocionues në Instagram dhe Spencer u përgjigj, “Bëj që të nënshkruajë një marrëveshje paramartesore, shkruan ET.
Vërejtja e aktores 51-vjeçare mblodhi më shumë se 35,000 pëlqime.
Ditë më vonë, Spencer kërkoi falje për komentin e saj duke thënë, “Disa ditë më parë Sam dhe Britney shpallën fejesën e tyre dhe unë duke qenë unë bëra një shaka”.
“Synimi im ishte t’i bëja ata të qeshnin dhe jo të shkaktoja dhimbje”, postoi ajo në Instagram të mërkurën.
“Unë i jam drejtuar këtij çifti të bukur privatisht për të kërkuar falje. Fansat e Britney e kanë parë atë me shumë dhimbje dhe ajo ka gjetur lumturinë. Ne jemi të emocionuar për të. Pra, le t’i tregojmë atyre dashurinë”, përfundoi aktorja.
Para faljes së Spencer, Asghari iu drejtua fansave të cilët po pyesnin për aspektin financiar të martesës së tij dhe Spears.
“Faleminderit të gjithëve që jeni të shqetësuar për marrëveshjen paramartesore!”, ai postoi në Instagram Story të tij të hënën.
“Sigurisht që ne po marrim po nënshkruajmë një marrëveshje për të mbrojtur koleksionin tim të xhipave dhe këpucëve, nëse ajo më braktis një ditë”.
Falja publike e Spencer për Spears dhe Asghari vjen një ditë pasi këngëtarja çaktivizoi llogarinë e saj në Instagram.
“Mos u shqetësoni njerëz … thjesht bëni një pushim të vogël nga mediat sociale për të festuar fejesën time!!!! Do të kthehem së shpejti”, siguroi ylli fansat.