Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) ka lëshuar një njoftim urgjent për të gjithë avokatët, pas vërejtjes së disa pajisjeve që ngjasojnë me kamera artizanale në dhoma intervistimi të Policisë së Kosovës – hapësira ku zhvillohen konsultat konfidenciale ndërmjet avokatëve dhe palëve.
Sipas OAK-së, Kryetari i Odës, Besnik R. Berisha, dhe Nënkryetari, Naim Rudari, gjatë ushtrimit të detyrës si avokatë, “kanë vërejtur pajisje incizimi që në dukje ngjasojnë me kamera artizanale, të vendosura në hapësira ku zhvillohen intervistat dhe konsultat konfidenciale ndërmjet avokatëve dhe palëve”.
Duke e cilësuar këtë situatë si një rrezik të drejtpërdrejtë për konfidencialitetin dhe të drejtat procedurale, OAK ka ndërmarrë menjëherë hapa institucionalë dhe ka kërkuar sqarime zyrtare nga Policia e Kosovës.
Në përgjigjen e saj, Policia ka deklaruar se pajisjet:
Megjithatë, Oda e Avokatëve thotë se prania e pajisjeve të tilla, të cilat “ngjasojnë me kamera artizanale, pa shenja identifikuese, pa sinjalizim teknik dhe pa njoftim paraprak”, krijon pasiguri të justifikuar për avokatët dhe palët që ata përfaqësojnë.
Reagimi i plotë:
Njoftim i rëndësishëm për avokatë;
Gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si avokatë, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besnik R. BERISHA dhe Nënkryetari, Naim Rudari, në disa raste dhe në disa objekte të Policisë së Kosovës, kanë vërejtur pajisje incizimi që në dukje ngjasojnë me kamera artizanale, të vendosura në hapësira ku zhvillohen intervistat dhe konsultat konfidenciale ndërmjet avokatëve dhe palëve.
Duke e konsideruar këtë situatë një rrezik të drejtpërdrejtë për standardet e konfidencialitetit dhe të drejtave procedurale, Oda e Avokatëve të Kosovës ka ndërmarrë menjëherë veprimet institucionale dhe ka kërkuar sqarim zyrtar nga Policia e Kosovës.
Në përgjigjen e saj, Policia ka njoftuar se pajisjet:
Megjithatë, Oda e Avokatëve vlerëson se prania e pajisjeve që në dukje ngjasojnë me kamera artizanale, pa shenja të dukshme identifikuese, pa sinjalizim teknik dhe pa njoftim paraprak, krijon pasiguri të justifikuar dhe bie ndesh me standardet e konfidencialitetit që garantojnë ushtrimin e profesionit të avokatit.
Për këtë arsye, OAK u bën thirrje të gjithë avokatëve që të jenë maksimalisht vigjilentë dhe të mos zhvillojnë konsultime konfidenciale në hapësira ku ekziston dyshim mbi sigurinë teknike apo privatësinë e bisedës, pavarësisht përgjigjes së dhënë nga policia..
Oda e Avokatëve të Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së standardeve profesionale të avokatëve, të drejtave procedurale të palëve dhe garantimit të kushteve të sigurta e të pandryshueshme të konfidencialitetit në të gjitha hapësirat e intervistimit.