Insajderi
Showbiz

Ofendimet ndaj Elijonës, Xheneta shënjestron Oltën për standarde të dyfishta

Insajderi
29 November 2025 - 08:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ofendimet ndaj Elijonës, Xheneta shënjestron Oltën për standarde të dyfishta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në qendër të debatit në BBVK ishte gjuha e përdorur nga dy konkurrentet, Dolce dhe Bia, kundrejt Elijonës.

Opinionistja Olta Gixhari, nga kolltuku i saj në studio, tentoi ta zbusë situatën duke arsyetuar vajzat me faktin se vijnë nga një kulturë tjetër dhe kanë barriera gjuhësore.
Por, ky koment ka nervozuar Xheneta Fetahun, e cila po e ndjek spektaklin nga shtëpia para Big Talk nesër.

Përmes një postimi të menjëhershëm në Instastory, Xheneta ka akuzuar Oltën dhe produksionin për standarde të dyfishta, duke bërë një krahasim të drejtpërdrejtë me situatat e vjetshme të Edit dhe Drilonit.

“Ofendimi mbetet ofendim, pa marrë parasysh kush e thotë. Vitin e kaluar u konsiderua tragjedi, ndërkohë që Edi dhe Driloni jetonin jashtë prapë u bë dramë për çdo fjalë,” shkruan Xheneta e revoltuar.

Ajo thekson se fakti që Dolce dhe Bia janë të huaja apo vijnë nga jashtë, nuk duhet t’i amnistojë, kur për djemtë shqiptarë që jetonin jashtë nuk pati të njëjtën tolerancë.

“Këtë vit quhet ‘okay’ vetëm pse ndodh te persona të tjerë. Ky është standard i dyfishtë,” përfundon reagimi i saj, duke hedhur një ‘thumb’ të fortë drejt studios ku debati po vazhdon.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark