Autoritetet gjermane kanë ofruar rreth 100 mijë euro për informacione që çojnë në arrestimin e të dyshuarit për sulmin me kamion në Berlin.
Ata paralajmëruan se ai mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm.
Në Evropë po bëhen kërkime masive për gjetjen e 24-vjeçarit Anis Amir nga Tunizia, shkruan BBC.
Anis Amri, raportohet se ka qenë nën monitorim, nën dyshimet për planifikim të vjedhjeve për të blerë armë, por mbikëqyrja i është hequr për shkak të mungesës së provave.
Urdhri për arrest është lëshuar pasi leja e qëndrimit e Anis Amrit është gjetur në kamionin që është përplasur për turmën.
Para se të hynte në Gjermani, ai ka qenë katër vjet në burg për zjarrvënie në Itali.
Sulmi që ndodhi të hënën mbrëma, në një treg të Krishtlindjeve në Berlin, ka lënë të vdekur 12 veta dhe 49 të plagosur./Insajderi.com