Kombet e Bashkuara thanë se kanë marrë raporte se forcat pro-qeveritare në Siri kanë hyrë në shtëpi në lindje të Alepos dhe kanë qëlluar civilë “në vend”.
Zyra për të drejta të njeriut e OKB-së tha se ka prova të besueshme se në katër lagje, 82 civilë, përfshirë 11 gra dhe 13 fëmijë, janë qëlluar.
Zëdhënësi Rupert Colville tha se mizoritë janë kryer në ditët e fundit, duke shtuar se mund të ketë “shumë më tepër” vrasje me ekzekutim.
Zëdhënësi për çështje humanitare i OKB-së, Jen Laerke, tha se në Alepo duket sikur ka “kolapsim të plotë të humanitetit”.
Rebelët, që kanë pasur nën kontroll pjesën lindore për katër vjet, janë në prag të humbjes.