Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot voton për rezolutën me të cilën do të lansoheshin hetimet e pavarura të sulmit kimik kundër civilëve sirianë, javën e kaluar, që ka nxitur sulme ajrore amerikane.
Megjithatë, diplomatët e OKB-së thonë se Rusia pritet që ta bllokoj miratimin e rezolutës.
Kina, e cila në të kaluarën, po ashtu, e ka pozicionuar vetveten me Sirinë, planifikon të abstenoj nga ky votim.
Në propozimrezolutë, e përpiluar nga Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, shprehet “tmerr” për këtë sulm dhe kërkohet hetim i përnbashkët nga OKB-ja dhe Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik./Insajderi.com