Insajderi
Botë

OKB reagon për sulmin ndaj shkollës iraniane të vajzave, e quan “krim lufte”

Insajderi
03 March 2026 - 21:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
OKB reagon për sulmin ndaj shkollës iraniane të vajzave, e quan “krim lufte”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të paktën 165 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të shtunën nga ajo që Irani e quan një sulm ajror në një shkollë vajzash në jug të vendit.

Ushtria izraelite tha se nuk ishte në dijeni të sulmeve në zonë, ndërsa ushtria amerikane tha se po i shqyrton ato.

Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së bëri thirrje për një hetim.

Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, tha se sulmi ajror “shkatërrues” mund të përbëjë një krim lufte.

Kjo nëse zbulohet se ka synuar civilët ose është përdorur pa dallim në një mënyrë që shkon kundër ligjit ndërkombëtar.

“Fëmijë, vajza të vogla, në mes të ditës së shkollës, në fillim të ditës së shkollës, duke u vrarë në këtë mënyrë, me çanta shpine me njolla gjaku mbi to”, shtoi Shamdasani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark