OKB shqetësohet nga politikat e ashpra evropiane të azilit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    OKB shqetësohet nga politikat e ashpra evropiane të azilit

    Insajderi
    08 March 2016 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, thotë se është i shqetësuar me politikat e ashpra evropiane për azil, me retorikën në rritje kundër refugjatëve dhe sulmet kundër migrantëve.

    Gjatë vizitës së sotme në Berlin të Gjermanisë, Ban Ki-moon, tha se “partitë politike nacionaliste ekstreme të krahut të djathtë po e nxisin situatën, ku ne duhet të kërkojmë zgjidhje, zgjidhje harmonike në bazë të përgjegjësive tona të përbashkëta”.

    Duke folur pas takimit të tij me kancelaren gjermane, Angela Merkel, zoti Ban, po ashtu, theksoi se është “thellë i brengosur për rritjen e retorikës kundër migrantëve dhe refugjatëve dhe nga sulmet e dhunshme kundër këtyre komuniteteve”.

    Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se Bashkimi Evropian “mund të bëjë më tepër” në krizën e migrantëve.

    Bashkimi Evropian, që përbëhet nga 28 shtete anëtare, është thellësisht i përçarë lidhur me qasjen ndaj fluksit të njerëzve, që kërkojnë siguri dhe jetë më të mirë, raporton agjencia AP. /rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark