Olluri: Një javë pas sulmit në Ibër-Lepenc, Kurti shfaqet në Sarajevë me ambasadorin Berishaj, të paguar nga Beogradi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri: Një javë pas sulmit në Ibër-Lepenc, Kurti shfaqet në Sarajevë me ambasadorin Berishaj, të paguar nga Beogradi

    Insajderi
    06 December 2024 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë, ka qenë i shoqëruar nga ambasadori Martin Berishaj, një prani që ka shkaktuar reagime.

    Gazetari Parim Olluri ka vënë në dukje se vetëm një javë pas sulmit në Ibër-Lepenc, Kurti ka marrë me vete në këtë takim një individ të lidhur me Beogradin, i cili është paguar nga GEN Beograd.

    Olluri gjithashtu theksoi se Berishaj është ambasador në Kroaci, jo në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe e ka pyetur se si është e mundur që pas akuzave të Kurtit për luftë hibride ndaj gazetarëve, ai të shfaqet me një person të tillë.

    “7 dite pas sulmit terrorist ne Iber-Lepenc, Kurti e paska marre me vete te paguarin nga GEN Beograd. Jo ne kafe, por ne takim me anetarin e presidences se Bosnjes e Herzegovines. Ky ambasador ne Kroaci eshte. Pse duhet me pase afer edhe ne Sarajeve?“, shkroi ai në Facebook.

    “Qysh 7 dite pasi i shpalli gazetaret si anetar te luftes hibride Kurti sot na shfaqet me Berishajn e paguar nga Beogradi? Kush eshte hibrid’ash qitu?”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark