Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri ka reaguar pasi Gjykata Komericiale ka aprovuar padinë e Klan Kosovës për ta shtyrë ekzektuimin e vendimeve që ia suspendojnë licensën e biznesit.
Olluri tha se ky vendim është fitore e medies kundër pushtetit.
Ai tha se mbyllja e medies është specialitet rus, derisa shtoi se “Rusia nuk kalon!”
“Nje fitore e madhe e mediave kunder pushtetit. Vendimi i gjyqit ishte nje rikujtese per Qeverine Kurti qe Kosova gjendet ne territorin e Evropes. Mbyllja e mediave eshte specialitet rus. Rusia nuk kalon!” , ka shkruar Olluri.