×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Olluri: Presidentja harroi t’i ftoj luftëtaret e UÇK-së, por jo edhe Lajçakun

    Insajderi
    22 October 2022 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari kosovar, Parim Olluri ka reaguar në lidhje me Forumit Ndërkombëtar Gratë, Paqja dhe Siguria të organizuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Pëmes një postimi në facebook, Olluri ka shkruar se Osmani ka harruar t’i ftoj në Forum luftëtaret e UÇK-së, Time Kadrijajn dhe Shqipe Selimin.

    Por, nuk ka harruar ta ftojë të dërguarin e posaçëm të bllokut evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

    “Presidentja Osmani paska harruar qe t’iu bëje ftesë si folëse ne koferencen për rolin e grave luftëtareve te UÇK-së,Time Kadrijajt dhe Shqipe Selimit. Por, nuk paska harruar qe t’i bëjë ftesë Lajçakut”, ka shkruar Olluri në facebook.

    Ndër të tjera, Olluri shkroi se në këtë organizim, sipas tij ka servilizëm ndaj ndërkombëtarëve dhe urrejtje ndaj grave që luftuan për Kosovën,

    “Pak servilizem ndaj nderkombtareve, pak urrejtje ndaj grave qe i kane kap edhe armet per Kosoven. Ndaj grave qe kontributin e tyre per Kosoven nuk e kane kufizuar ne deklarata pompoze gjate fushatave zgjedhore”, ka shkruar ai në facebook.

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark