Insajderi
Lajme

Olluri: Risia e fushatës do të jetë bashkimi i Vjosa Osmanit me LDK-në, Kurti po tenton ta dëmtojë këtë iniciativë

Insajderi
16 April 2026 - 21:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Olluri: Risia e fushatës do të jetë bashkimi i Vjosa Osmanit me LDK-në, Kurti po tenton ta dëmtojë këtë iniciativë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Parim Olluri ka deklaruar se risia kryesore e fushatës së ardhshme zgjedhore pritet të jetë rreshtimi i Presidentes Vjosa Osmani në një grupim të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Olluri tha se ky bashkëpunim i mundshëm po shihet me shqetësim nga Kryeministri Albin Kurti, i cili, sipas tij, po përdor strategji politike për ta neutralizuar këtë lëvizje.

“Risia e fushatës së ardhshme zgjedhore është futja e Vjosa Osmanit në grupimin e përbashkët me LDK-në, sido që ia vendosin emrin asaj iniciative”, u shpreh Olluri në emisionin “Presing”.

Sipas gazetarit, Kurti tashmë ka nisur ofensivën e tij ndaj ish-partisë së Osmanit për të parandaluar fuqizimin e këtij blloku të ri politik.

“Si politikan duhesh me dëmtu iniciativën e re dhe çfarë po bën Kurti? Iu ka flugë LDK-së për me e shndërru në lolo”, deklaroi ai


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark