“Përputhen Prime” ishte një risi në kuadër të sezonit të kaluar që u prit shumë mirë nga ndjekësit e programit.
Në këtë shtojcë të formatit, çdo të diel për rreth tetë javë rresht u trajtuan ngjarjet e javës nga një prizëm ndryshe i cili vetëm se e plotësonte formatin duke përmbushur kurreshtjen e audiencës.
E pas kërkesave të vazhdueshme, sigurisht që “Prime” nuk do mungonte as në këtë sezon të tretë.
Lajmin e ka konfirmuar autorja e programit Olsa Muhameti përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
“Jam shumë e lumtur t’ju them se rikthehet Përputhen Prime. Prime time, ora 21:00 më shpejt se që e kishit menduar” – ka deklaruar ajo.
“Përputhen Prime” erdhi si zëvendësim i “Portokalli” përgjatë shkëputjes mes sezoneve prandaj mbetet e paqartë se cila ditë do jetë e ndarë për transmetim, nëse skema përmban katër mbrëmje debat politik, dy mbrëmje “Big Brother VIP” dhe një spektakël i humorit.