Insajderi
Show

Olta i drejtohet Dolces: Po sillesh arrogante, ke ndërhyrë në një marrëdhënie të pasqaruar

Insajderi
20 January 2026 - 12:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Olta i drejtohet Dolces: Po sillesh arrogante, ke ndërhyrë në një marrëdhënie të pasqaruar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4, Olta Gixhari, i ka thënë Dolces se po sillet në mënyrë arrogante ndaj Alba Pollozhanit.

Ndërkaq, për raportin me Limin, ajo i tha Dolces që ka ndërhyrë në një marrëdhënie që s’ka qenë e sqaruar.

“Më bën shumë përshtypje sjellja jote, ke filluar të sillesh në mënyrë shumë arrogante”, u shpreh ajo.

Tutje shtoi: “Ti ke ndërhyrë padiskutim në një marrëdhënie që nuk ishte aspak e sqaruar”.

Dolce nuk e pranoi këtë dhe tha se Limi kur ka hyrë brenda shtëpisë ishte beqar.

E njëjta po vazhdon romancën pavarësisht fjalëve të opinionisteve dhe banorëve të tjerë.

Alba nga ana tjetër kërkoi largimin sërish nga Big Brother për shkak të këtyre situatave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark