Insajderi
Lajme

Olta vazhdon mbështetjen për Gerta Gixharin: Kot e kanë …

Insajderi
09 April 2025 - 11:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Olta vazhdon mbështetjen për Gerta Gixharin: Kot e kanë …
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tashmë edicionit të katërt të Big Brother po i vjen fundi duke qenë se kanë ngelur vetëm dhjetë ditë deri në fund.

Dy finalistët e parë të shpallur janë Rozana Radi dhe Laert Vasili, ndërkaq kanë ngelur edhe dy vende të lira.

Të shtunën do të mësohen edhe dy finalistët e radhës, derisa të tjerët do të largohen nga formati.

Foto: Screenshot/Instagram

Jashtë po vazhdojnë përkrahjet për banorët nga miqtë dhe familjarët e tyre nëpër rrjete sociale.

Olta Gixhari së fundmi ka bërë një postim për motrën e saj, gazetaren Gerta Gixhari.

Aktorja beson në të dhe thotë se nuk heq dorë kollaj, duke bërë të ditur në një formë se do të jetë finaliste.

“Ylli motrës. Nuk heq dorë kollaj ti jo, kot e kanë”, ka shkruar ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark