Këto ditë është diskutuar shumë në publik çështja e vendosjes së shtatores së Adem Jasharit në Prizren, rezultati i punimit të së cilës nuk i pëlqeu askujt.
Pas kritikave të shumta lidhur me këtë shtatore, është vendosur që ajo të largohet nga vendi ku ishte vendosur.
Së fundi, opinionisti Olti Curri ironizoi me autorin e kësaj shtatoreje, i cili ka deklaruar se është berber, por skulpturën e ka hobi.
“Ne kujtuam qe je skulptor dhe hobi ke leshin…”, shkruan Olti.