OnePlus 3T tashmë me memorien 128GB - Insajderi
×
Teknologji

OnePlus 3T tashmë me memorien 128GB

Insajderi
11 February 2017 - 10:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

OnePlus deklaroi në Google+ këtë mëngjes se konfiguracioni me 128GB është i disponueshëm për tu porositur, por nëse vizitoni uebsajtin e kompanisë, aty thuhet se telefoni i porositur do të postohet brenda 8 ditëve.

Versioni me 128 GB shitet për 479 dollar, vetëm 40 dollar më shumë se modeli bazë, i cili ka gjysmën e këtij kapaciteti.

Kapaciteti i modelit bazë me shumë mundësi do ti mjaftojë shumicës së përdoruesve, por çdo kush që do të regjistrojë video 4k do të jetë i interesuar në memorien shtesë.

OnePlus po e ofron këtë version në ngjyrë gri – versioni me 64GB është i disponueshëm në gri dhe ngjyrë ari.

Ndoshta ky limitim do ta ndihmojë OnePlus që të mbajë magazinat e furnizuara me këtë model. Planet për një model me 128GB memorie u deklaruan së bashku me debutimin e telefonit, në Nëntor, po vetëm tani po bëhet i disponueshëm ky model.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark