Insajderi
Lajme

Onkologjia në QKUK punon vetëm gjatë ditës, Kurtishi tregon pse paraditja ka fluks më të madh pacientësh

Insajderi
22 May 2026 - 08:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Onkologjia në QKUK punon vetëm gjatë ditës, Kurtishi tregon pse paraditja ka fluks më të madh pacientësh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Klinika e Onkologjisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) funksionon vetëm gjatë ditës.

Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Ai ka deklaruar se gjatë orëve të mëngjesit dhe sidomos në ditët pas pushimeve vërehet një fluks më i madh i pacientëve, gjë që sipas tij është krejtësisht normale për një spital ditor.

“Me gjithë kapacitetet infrastrukturore dhe njerëzore i përmbush kushtet të cilat janë të domosdoshme për trajtimin korrekt të sëmundjeve malinje, edhe pse ka një fluks të madh të pacientëve sidomos kjo mund të vërehet kur ka pushim, ditët pasuese pas pushimit, por edhe orët e para të mëngjesit është normale meqenëse është spital ditor dhe është krejt e pranueshme meqë pacientët të cilët kryejnë shërbime onkologjike, bëjnë vizitën te mjeku dhe pastaj marrin shërbimin e duhur në klinikën tonë”, ka thënë ai.

Sipas Kurtishit, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet e rajonit dhe më gjerë, spitalet ditore përballen me fluks më të madh të pacientëve gjatë orëve të paradites.

“Ky është spital ditor dhe spitali ditor gjithmonë, gjithkund jo vetëm në Kosovë, në vendet e rajonit, në botë është spital që ka fluks në orët e paradites, fluks i zakonshëm i punës, i cili menaxhohet nga klinika, nga pjesëtaret e klinikës dhe stafi i cili e menaxhon klinikën”, tha Kurtishi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark