Insajderi
Biznes

OPEC rrit prodhimin e naftës gjatë muajit gusht

Insajderi
01 September 2019 - 20:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prodhimi i naftës nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) është rritur gjatë muajit gusht, për herë të parë për këtë vit, për shkak të furnizimit më të lartë nga Iraku dhe Nigeria. Në këtë mënyrë, kjo ka eklipsuar uljen e eksporteve nga lideri i OPEC-ut, Arabia Saudite.

14 vendet anëtare të OPEC-ut kanë prodhuar 29.61 milionë fuçi në ditë gjatë muajit gusht, në rritje me 80 mijë fuçi në ditë, krahasuar me muajin korrik, gjatë së cilin OPEC prodhoi sasinë më të vogël që nga viti 2014.

Sondazhi sugjeron se Arabia Saudite nuk po devijon nga plani i saj për të kufizuar prodhimin, në një masë më të madhe se angazhimi në marrëveshjen me vendet e tjera të kartelit dhe Rusinë, shkruan Scan.

Pavarësisht thirrjeve të presidentit amerikan Donald Trump, për të rritur prodhimin, këto vende ranë dakord për ta shtyrë reduktimin e eksporteve deri në muajin mars të vitit 2020.

Rritja më e madhe e furnizimit të tregut erdhi nga Nigeria, që është eksportuesi më i madh i Afrikës me 80 mijë fuçi në ditë. Më pas vinte Iraku me një rritje të prodhimit me 60 mijë fuçi në ditë. Një përmirësim i lehtë u vu re edhe në Libi, ku fusha El Sharara, rifilloi punën më 8 gusht.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark