OPEC+: Të vendosur të sigurojmë stabilitetin e tregut të naftës - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    OPEC+: Të vendosur të sigurojmë stabilitetin e tregut të naftës

    Insajderi
    20 October 2020 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) tha sot se ishte e vendosur të bënte atë që është e nevojshme për të siguruar stabilitetin e tregut të arit të zi, pasi rimëkëmbja e kërkesës tregon shenja dobësie.

    “Unë do të desha të theksoj vendosmërinë e OPEC+ për të ndjekur strategjinë që kemi vendosur njëzëri”, pohoi ministri saudit i Energjisë, Abdel Aziz bin Salman, kreu i kartelit, në një fjalim gjatë një takimi mujor të OPEC+.

    “Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme, në interes të të gjithëve”, shtoi ai.

    Tregjet po presin për një reagim të kartelit, ndërkohë që situata e kërkesës po rëndohet nga ringjallja e pandemisë së COVID-19 në Europë dhe SHBA, si edhe nga masat mbrojtëse që mund të pengojnë konsumin./ata.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark