×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Opel “Siqani” e njohur në Kosovë si investimi më i mirë për para

    Insajderi
    24 September 2019 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hulumtimi “Best Buy Award” 2019/2020 në Kosovë ka treguar se shumica e qytetarëve, kur bëhet fjalë për blerjen e makinës familjare e cila ka raportin më të mirë çmim-cilësi, do ta rekomandojnë dhe do ta zgjedhin kompaninë Autoshtëpia Opel Siqani

    Hulumtimi “Best Buy Award” 2019/2020 i realizuar në Kosovë ka zbuluar se Opel-i u ofron qytetarëve të Kosovës vlerën më të mirë për paratë e tyre kur bëhet fjalë për makinat familjare.

    Si pjesë e hulumtimit “Best Buy Award”, të anketuarit u pyetën se çka mendonin se përfaqëson raporti më i mirë çmim-cilësi – vlera më e mirë për paratë e tyre – sipas përvojës së tyre personale me një produkt të caktuar ose kategori të shërbimit në tregun kosovar. Kur bëhet fjalë për makinat familjare, të anketuarve në sondazh u është bërë pyetja e mëposhtme:

    „Sipas përvojës suaj personale, cili prodhues i makinave familjare ofron raportin më të mirë çmim- cilësi në tregun kosovar:“

    Shumica e të anketuarve iu përgjigjën pyetjes me Opel-i.

    Ky është rezultati i hulumtimit “Best Buy Award 2019/2020” në Kosovë i kryer nga organizata ndërkombëtare ICERTIAS- Shoqata Ndërkombëtare e Certifikimit. Organizata bën matjen e përvojës dhe të nivelit se sa janë të kënaqur qytetarët me raportin çmimi-cilësi të produkteve dhe shërbimeve të shitura në treg.

    Pyetjet në hulumtimin e “Best Buy Award” kanë qenë të hapura, d.m.th të

    anketuarve nuk i është ofruar zgjedhje në përgjigje. Të anketuarit kanë mundur t’i emërojnë lirshëm emrat e prodhuesve dhe ofruesve të shërbimeve, të cilët sipas përvojës së tyre, ofrojnë raportin më të mirë cilësi-çmim në treg.

    Është e rëndësishme të theksohet se hulumtimi “Best Buy Award” nuk bën matjen e kapitalit ose pjesëmarrjen në treg të markës. Përvoja, mendimi, sa janë të kënaqur si dhe perceptimi i konsumatorëve përdoren ekskluzivisht për ta vlerësuar raportin çmim-cilësi të mallrave dhe shërbimeve në treg, bazuar në përvojën personale të konsumatorëve.

    Metodologjia dhe Mostrimi

    Hulumtimi “Best Buy Award General “ – Kosovë – 2019/2020 është kryer nga organizata ndërkombëtare ICERTIAS – Shoqata Ndërkombëtare e Certifikimit GmbH, duke përdorur mostrën prej 1,200 të anketuarve. Të gjithë të anketuarit kanë qenë qytetarë të Kosovës – popullatë e përgjithshme. Sondazhi është kryer në muajin janar të vitit 2019 duke përdorur pyetësorin në faqen e internetit, që ka përcjellë metodën CAWI – DEEPMA (Computer Assisted Web Interviewing – Deep Mind Awareness).

    Rreth Projektit “Best Buy Award”

    Në ditët e sotme, më shumë se kurrë më parë, blerësit kërkojnë vlerë më të mirë për paratë e tyre. Gjatë vendimit të tyre përfundimtar, konsumatorët në ditët e sotme krahasojnë çmimin dhe cilësinë e secilit produkt që ata mendojnë ta blejnë.

    Misioni kryesor i hulumtimit “Best Buy Award” është të fitohet njohuri për përvojën dhe perceptimin e konsumatorëve për produktet dhe shërbimet të cilat konsiderohet se ofrojnë raportin më të mirë çmim-cilësisë (të ashtuquajtur blerja më e mirë) nga vetë konsumatorët.

    Hulumtimi “Best Buy Award” është realizuar sipas dispozitave të ‘Kodit Ndërkombëtar për Zbatimin e Hulumtimit të Tregut dhe Hulumtimeve Sociale’ të miratuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC) dhe Shoqata Evropiane e Ekspertëve Kërkimorë (ESOMAR).

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark