Operacion policor në disa vende në Prishtinë: Arrestohen disa persona – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacion policor në disa vende në Prishtinë: Arrestohen disa persona

    Insajderi
    18 December 2024 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa persona janë arrestuar mbrëmjen e së martës në Prishtinë në dy raste të ndara, ku janë sekuestruar tri armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

    Policia ka njoftuar se në “Rrugën B”, një automjet kishte tentuar t’i shmangej ndalimit policor, e pasi është arritur të ndalohet, dy personave iu janë gjetur armë zjarri. Ndërsa, në rastin e dytë autoritetet policore kanë zhvilluar një operacion në një lokal në rrugën “Kadri Zeka” në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, me ç’rast është ndaluar një i dyshuar dhe është sekuestruar një armë zjarri.

    Rastet po trajtohen si “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. Personat e dyshuar janë në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

    “I kujtojmë publikut se mbajtja pa leje e armëve të zjarrit është një vepër penale dhe policia do të vazhdojë të ndërmarrë veprime të shpejta dhe rigoroze për të garantuar sigurinë e komunitetit tonë. Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje publikut të raportojë çdo aktivitet të dyshimtë për të na ndihmuar në misionin tonë për të ruajtur paqen dhe sigurinë”, thuhet në njoftimin policor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    01 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark