Insajderi
Lajme

Operacioni anti drogë- Këta janë personat e arrestuar

Insajderi
23 April 2025 - 15:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Operacioni anti drogë- Këta janë personat e arrestuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Operacioni antidrogë që është duke u zhvilluar në qytetin e Prizrenit ka rezultuar me tre persona të arrestuar, shkruan Insajderi.

Një laborator i drogës është bastisur në një banesë në Prizren.  Aty janë sekuestruara sasi e madhe e drogës.

Dy nga personat e arrestuar janë: Armando Simonak dhe Fejsal Hajredini.

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu ka konfirmuar për Gazetën Insadjeri vazhdimin e aksionit anti drogë.

“Po mund të ju konfirmoj se është duke zhvilluar aksioni. Deri më tani i kemi tre persona të arrestuar”, tha ai për Insajderin.

Gjatë aksionit, Policia e Kosovës ka konfiskuar pajisje të shumta laboratorike, si dhe sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, siç shihen edhe në fotot e dërguara nga vendi  i laboratorit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark