Operacioni “Karaburuni” i policisë italiane ka përfunduar me sukses sipas autoriteteve atje, operacion ky kishte të bënte me personat që merreshin me trafikimin dhe shpërndarjen e tonelatave të drogës nëpër vendet më të njohura të Europës.
Në pranga gjatë këtij operacioni kanë rënë 237 italianë, në mesin e tyre 90 shqiptarë nga Shqipëria dhe 27 të tjerë nga Kosova.
Të gjithë hetimin deri tani dhe planin për kapjen e tyre e udhëhoqi Prokurori Publik i Lamezia Terme, Salvatore Curcio dhe nga zv.prokurori i Catanzaro Domenico Guarascio, raporton “Corrieredellacalabria”.
Sipas asaj që rezultoi pas hetimeve, banda kriminale drejtohej nga Francesco Abbruzzese (i quajtur “dentuzzo”) Giovanni Guidi Antonio Angelo Pelle, Massimo Albanese si dhe nga vëllezërit shqiptarë Edmond dhe Alfred Beqiri/ Ndue Sokoli, Prine Dobroshi dhe Arben Veliko, raportohet në mediat vendase.
Kjo është lista me emrat kosovarëve të arrestuar:
1. Fitim Bejtullahu
3. Princ Dobroshi
4. Shpitar Gubetini
5. Seyren Gunes
7. Fitim Haziri
8. Izet Dingler
9. Skender Hyseni
11. Adnan ismaili
12. Avni Igrishta
13. Gzim Imeri
15. Leandrit Leke
16. Afrim Mustafa
17. Naser Nuic
19. Lumni Parduzi
20. Nexhat Preteni
21. Sefcet Radoncic
23. Ali Shala
24. Blerim Sharapolli
25. Rudolf Spaqi
27. Zahir Zeneli.