×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Operacioni në Hoçë: “Kemi pasur rezistencë”, nga Dogana flasin për Insajderin

    Insajderi
    08 December 2022 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dogana e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion për konfiskimin e alkoolit në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit.

    Por këtë aksion e kanë penguar disa qytetarë, të cilët sipas burimeve të Insajderit janë serbë. Banorët e këtij fshati janë mbledhur pranë vendit ku pritet të bëhet konfiskimi i alkoolit.

    Nga Dogana e Kosovës kanë thënë për Insajderin se gjatë procesit të tërheqjes kanë hasur në rezistencë.

    “Procesi i tërheqjes është duke vazhduar kemi pasur rezistecë, por, nuk ka ndikuar në procesin e tërheqjes”, ka thënë Adriatik Stavileci, Zëdhënës i Doganës.

    Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    “Po është duke vazhdu ai aksion, Dogana ka kërkuar asistim për tërheqjen e disa litrave alkool, edhe ai njoftimi i më hershëm, po vazhdon tërheqjen e materialit. Policia po vazhdon me i asistu doganierët. Vazhdimisht qytetarët mblidhen, por për detaje të tjera do të dalim më komunikatë”, tha Shermet Elezaj për Insajderin.

    Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se dje ka sekuestruar 42 mijë litra pije alkoolike tek një dyqan ku shiten pije alkoolike në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark