Insajderi
Lajme

Operacioni “The Wanted”: Ekstradohet nga Belgjika 37-vjeçari i kërkuar për vrasje

Insajderi
13 February 2026 - 09:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Operacioni “The Wanted”: Ekstradohet nga Belgjika 37-vjeçari i kërkuar për vrasje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, gjatë fazës së radhës të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit:

M.Ç., 37 vjeç, i lindur në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 22.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv në sektorin privat”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark