×
  • Lajme
  • Insajderi

    Operacioni “TOTO”, policia jep detaje se çka është konfiskuar

    Insajderi
    05 October 2022 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës kanë duke realizuar një operacion të gjerë të koduar me emrin “TOTO” në disa rajone të vendit ku u arrestuan disa persona dhe një zyrtar policor.

    Operacioni ka të bëjë me arrestimin e personave të dyshuardhe kontrollin e disa lokacioneve si Prizren, Prishtinë, Malishevë, Suharekë.

    Përmes një komunikate të Policisë bëhet e ditur se hetimi është duke u zhvilluar mbi bazën e dyshimit se nga të dyshuarit në këtë rast janë kryer vepra penale të “Fajdes”, Detyrimit” dhe “Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.

    Deri në këtë fazë të realizimit të operacionit janë kontrolluar disa lokacione dhe deri me tani janë arrestuar disa persona të dyshuar.

    Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, disa vetura, telefona mobil, armë dhe municion.

    Pasi që operacioni është ende në zhvillim e sipër detajet shtesë do të ofrohen pas përfundimit të operacionit policor përmes një komunikate shtesë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark