Insajderi
Lajme

Operacioni “White Star” u mbështet edhe nga amerikanët, Prokuroria e Policia dalin me njoftim

Insajderi
09 June 2026 - 20:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Operacioni “White Star” u mbështet edhe nga amerikanët, Prokuroria e Policia dalin me njoftim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre persona janë arrestuar të martën në një aksion të përbashkët të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Policisë së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në një sërë veprash të rënda penale.

Sipas njoftimit të përbashkët të të dyja institucioneve, të arrestuarit me inicialet A.A., S.D. dhe B.K. dyshohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, financim të terrorizmit, shpëlarje parash, mashtrim dhe detyrim.

Po ashtu, ata dyshohen edhe për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve dhe materialeve plasëse, si dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogeve të tyre.

Në komunikatë thuhet aksioni policor është zhvilluar me asistencën e autoriteteve amerikane të FBI-së dhe autoriteteve policore kanadeze (RCMP), përfaqësues të të cilave, së bashku me prokurorin e rastit, kanë qenë të angazhuar në terren gjatë realizimit të operacionit.

Operacioni është mbështetur gjithashtu nga zyra OPDAT e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

“Me vendim të prokurorit special, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark