Insajderi
Biznes

Operatori IPKO liron nga tarifa të gjitha thirrjet drejt Ukrainës

Insajderi
08 March 2022 - 12:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Operatori IPKO liron nga tarifa të gjitha thirrjet drejt Ukrainës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Operatori IPKO ka njoftuar se do të lirojë nga tarifat të gjitha thirrjet drejt Ukrainës, në një kohë kur nevojat për komunikim janë duke u rritur ndjeshëm në këtë vend.

Me këtë vendim, të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile të IPKO-së, mund të bëjnë thirrje pa pagesë nga Kosova drejt të gjithë operatorëve ukrainas, dhe të informohen për sigurinë e familjes dhe miqve të tyre. Operatori IPKO është një nga investimet më të mëdha sllovene në Kosovë, dhe vazhdon të jetë ofruesi lider i shërbimeve në të gjitha segmentet e saj me mbulimin më të gjerë të rrjetit, duke ofruar cilësi superiore të shërbimeve, produkteve dhe kujdesit ndaj klientit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark