×
  • Lajme
  • Lajme

    Opinion në Die Presse: Thaçi nuk është president i të gjithëve

    Insajderi
    01 March 2016 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emri i Hashim Thaçit është lidhur shpesh me krime lufte dhe korrupsion, dhe në një vend ku funksionon demokracia, zgjedhja e tij president do ishte thuajse e pamundur.

    Kështu shkruhet në numrin e sotëm gazetës austriake “Die Presse”, në një koment të shkruar nga profesori universitar në Vjenë, Vedran Dzihic.

    Në shkrim thuhet se zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës  do thellojë hendekun mes opozitës dhe pozitës dhe se Thaçi nuk do të jetë president i të gjithë qytetarëve.

    ‘’Kosova duhej të zgjidhte një president të pavarur, me moral e etikë të lartë, i cili, do pranohej nga shoqëria duke qenë i volitshëm për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizave. Thaçi nuk është i tillë, ai nuk do jetë president i gjithë banorëve të Kosovës. Me zgjedhjen e tij president, Kosova është dëmtuar rëndë’’, shkruan Dzihic.

    Kjo situatë e shtetit të ri, autori pretendon se të kujton filmin amerikan, “Groundhog Day”: Sulme, protesta, ofendime dhe përleshje mes opozitës dhe pozitës së Kosovës, duke u bërë simbol i gjithë problemeve të rinisë së vendit.

    ‘’Kriza politike ka paralizuar të gjithë vendin, dhe kjo është e rrezikshme. Ajo tregon për një ndarje të thellë në klasën politike, e cila do të jetë e vështirë për të shëruar. Me një hendek kaq i thellë mes aktorëve politikë tashmë krejtësisht armiqësore edhe një boshllëk në popullsinë shkon dorë për dore’’, thotë Dzihic.

    Sipas shkrimit, presioni ndaj atyre të cilët nuk janë të kënaqur me situatën politike, por edhe ekonomike të Kosovës, do të rritet./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark