×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita analizon ligjshmërinë e zgjedhjes së Thaçit

    Insajderi
    27 February 2016 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësues të partive opozitare në vend besojnë se ka hapësirë për t’u analizuar  aspekti juridik i procesit  të zgjedhjes së Hashim Thaçit si president i vendit.

    Ato do të analizojnë ligjshmërinë e procesit, dhe pritet që së shpejti të dalin me qëndrimet e tyre.

    Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, përveç që ka përmendur atmosferën e rëndë që ka mbretëruar dje në sallë, ka thënë se po analizohet edhe procesi në aspektin juridik.

    “Në aspektin juridik ne jemi duke e analizuar procesin dhe me kohë do të njoftojmë për veprimet e mëtejme”, ka thënë Haxhiu.

    Në anën tjetër, përfaqësues të dy partive të tjera opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën – tashmë kanë dalë me deklarata që kontestojnë ligjshmërinë e procesit.

    Time Kadrijaj nga AAK i ka thënë Insajderit se shqetësimi kryesor i saj ka të bëjë me votimin e vetë kandidatit për president, Rafet Ramës.  Sipas saj, kjo kishte qenë arsyeja se pse Gjykata Kushtetuese kishte vendosur që votimi i zgjedhjes së ish-presidentit Behgjet Pacolli ka qenë i parregullt.

    “Kemi qenë dëshmitar të një procesi të zorshëm dhe një dite të rëndë për Kosovën.  Proceduralisht i kemi këto shqetësime kur është zgjedhë presidenti paraprak ne përshkak të votimit të vet presidentit atëhërë të z. Pacilli që kushtetuesja e ka kthyer mbrapa këtë proces”, i ka thënë ajo Insajderit.

    Kurse Zahir Berisha nga Nisma ka thënë se nga e hëna partita e tij do të japë mendimin rreth kushtetueshmërisë së zgjedhjes së Thaçit si president.

    Ai ka dyshime për keqpërdorime që kanë ndodhur në raundin e dytë për shkak të mungesës në sallë të opozitës si dhe numërimin e votave për Rafet Ramën./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark