Opozita dhe analistët mendojnë se Thaçi s`ka ndonjë të arritur si president - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita dhe analistët mendojnë se Thaçi s`ka ndonjë të arritur si president

    Insajderi
    16 December 2016 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ende nuk dihet se kur presidenti Hashim Thaçi do t’i drejtohet Kuvendit për punën e tij gjatë këtij viti. Megjithatë, subjektet opozitare shprehen të painteresuara për të dëgjuar fjalimin e të parit të shtetit në Kuvend.

    Presidenti i vendit tradicionalisht çdo fundvit i drejtohet Kuvendit për të raportuar për punën e tij, megjithatë ende nuk dihet nëse një traditë të tillë do ta vazhdojë edhe presidenti aktual, Hashim Thaçi. Ndërkohë, subjektet opozitare nuk shprehen të interesuara për të dëgjuar fjalimin e Thaçit, kurdo që ai ndodh.

    Opozitarët ngrenë dilemën nëse kreu i shtetit ka çka të raportojë për punën e tij dhe se a ia vlen të dëgjohet fjalimi i një presidenti, i cili, sipas tyre, është zgjedhur në këtë post me vota të kontrabanduara, shkruan Zëri.

    Në anën tjetër, njohësit e çështjeve kushtetuese dhe analistët politikë thonë se kreu i shtetit obligohet që t’i drejtohet Kuvendit dhe se kjo është në funksion të bërjes sa më transparente të punës së presidentit. Sipas tyre, Thaçi nuk ka ndonjë të arritur gjatë këtij viti me të cilën do të mundë të krenohej.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark