Erërat e forta që përfshinë kryeqytetin rreth orës 13 në mesditë, kanë rrëzuar pankartat e partive të bllokut opozitar të vendosura në sheshet kryesore të Prishtinës.
Por, Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ato do të rivendosen përsëri, në momentin kur erërat e forta të ndalojnë.
“‘Banerat janë duke u hequr nga era e madhe dhe nëse vazhdon kjo erë, nuk do t’i rivendosim. Nëse qetësohet atëherë po’’, ka theksuar Krasniqi.
Vendosja e këtyre pankartave nga ana e tri partive opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – është bërë javën e kaluar dhe kanë shërbyer si thirrje për t’iu bashkuar protestës së organizuar më 17 shkurt.
Vendosja e tyre kishte ngjallur reagim meqë në sheshet në Prishtinë nuk ëshët vendosur asnjë flamur i Republikës së Kosovës./Insajderi