×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Opozita e mposhti në qytetet kryesore- çka duhet të dini për disfatën që pësoi Erdogani në zgjedhje?

    Insajderi
    01 April 2024 - 08:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia kryesore e opozitës në Turqi ka bërë fitore të mëdha në zgjedhjet kryesore të qyteteve në Stamboll dhe Ankarë.

    Rezultatet janë goditje e rëndë për Recep Tayyip Erdogan, i cili kishte shpresuar të rivendoste kontrollin e qyteteve më pak se një vit pasi mori një mandat të tretë si president, raporton BBC, përcjell Insajderi.

    Ai udhëhoqi fushatën për të fituar në Stamboll, ku u rrit dhe u bë kryetar bashkie.

    Por Ekrem Imamoglu, i cili fitoi për herë të parë qytetin në vitin 2019, shënoi një fitore të dytë për opozitën sekulare CHP.

    Erdogan ishte zotuar për një frymë të re në megapolin e Turqisë me afro 16 milionë banorë, por kryetari i tanishëm i Stambollit ishte rrugës për të fituar më shumë se 50% të votave, mbi 11 pikë përpara kandidatit të partisë së presidentit turk.

    Kjo ishte gjithashtu hera e parë që nga viti 2003 kur Erdogan erdhi në pushtet që partia e tij u mposht në të gjithë vendin.

    Në kryeqytetin Ankara, kryebashkiaku i opozitës Mansur Yavas ishte aq larg nga kundërshtari i tij me 60%, sa deklaroi fitoren kur ende nuk ishin numëruar as gjysma e votave. Mbështetësit bllokuan të gjitha rrugët kryesore në qytet, duke valëvitur flamuj.

    Presidenti Erdogan, 70 vjeç, pranoi që zgjedhjet nuk shkuan ashtu siç kishte shpresuar, por ai tha mbështetësve në Ankarë se do të shënojnë “jo një fund për ne, por një pikë kthese”.

    Ai tha se gjithmonë ka mbështetur “vullnetin e popullit” për autoritetin e tij dhe shtoi para mbështetësve se tani do të respektojë elektoratin.

    Gjatë fushatës zgjedhore, Erdogan tha se ky do të ishte mandati i tij i fundit, sepse mandati i tij presidencial mbaron në vitin 2028.

    Por kritikët besonin se fitorja do ta inkurajonte atë të rishikonte kushtetutën për t’ia mundësuar vetës kandidimin përsëri. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark