Opozita e quan projektbuxhetin elektoral, thonë se nuk do ta votojnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita e quan projektbuxhetin elektoral, thonë se nuk do ta votojnë

    Insajderi
    17 December 2016 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Subjektet opozitare bëjnë me dije se nuk do ta votojnë projektbuxhetin për vitin 2017.

    Deputetja e “Vetëvendosjes”, Shqipe Pantina dhe  Bali Muharremaj kanë bërë me dije se këto dy subjekte politike nuk  do ta mbështesin projektbuxhetin për vitin 2017.

    Ata e kundërshtojnë këtë pasi që e konsiderojnë si buxhet elektoral, shkruan Zëri.

    “Projektbuxheti, sipas Grupit Parlamentar të AAK-së, është buxhet elektoral për vitin e ardhshëm. Ndërsa buxheti real do të ishte 1 miliard e 725 milionë, por këta po mendojnë të marrin para edhe nga Trusti, nga AKP-ja dhe kredi, por ato nuk janë kategori buxhetore”.

    “Ne nuk e votojmë këtë buxhet sepse nuk është buxhet për zhvillim ekonomik e krijim të vendeve të reja të punës, por është buxhet elektoral”, ka thënë deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj.

    Ndërkohë analisti, Blerim Burjani, ka thënë se buxheti mund të shkaktojë përçarje ndërmjet partnerëve të koalicionit, megjithatë ai ka thënë se beson që do të arrihet një konsensus në mes të PDK-së dhe LDK-së.

    “Në rast se nuk ka pajtueshmëri në mes të partnerëve të koalicionit për çështjen e buxhetit sigurisht se do të ketë zgjedhje të parakohshme. Megjithatë, unë besoj që do të ketë marrëveshje në mes të partnerëve. Edhe në të kaluarën ka pasur raste kur deri në çastet e fundit nuk është ditur nëse do të kalojë buxheti, por në fund partnerët e koalicionit kanë arritur konsensus dhe ka kaluar buxheti, prandaj mendoj që edhe këtë herë mund të ndodhë kështu”, ka vlerësuar Burjani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark