×
  • Lajme
  • Insajderi

    Opozita i reagon ashpër ministrit Murati pas akuzave, i përmendet Martin Berishaj

    Insajderi
    02 July 2023 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, I ka reaguar ashpër ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili e akuzoi opozitën për mos-votim të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

    Bajrami, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka përkujtuar se ishte VV-ja që në vitin 2015 nuk e kishte votuar marrëveshjen e parë ndërkombëtare sa ishte në opozitë, atë të Stabilizim-Asociimit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ministrit të cilit i kanë tepruar më shumë se 600 milionë euro në fund të vitit qenka ankuar se opozita po e pengon duke mos ja ratifikuar disa marrëveshje ndërkombëtare financiare dhe po mendon që ne kemi harru që ishte LVV e cila në vitin 2015 nuk e ka votuar as Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit –  marrëveshjën e parë kontraktuale me BE-në.  Për me tëpër ministri duhet ta dij se për mos votim në Kuvend të çdo ligji e marrëveshje është ai përgjegjës, qeveria dhe deputetët e tij të cilët me fyrje e arrogancë nuk kanë arritë të kenë koncensus për asnjë gjë – kjo tregon kush janë pozita me shumë se kush janë opozita”, ka deklaruar ajo.

    “Qyetarët e dinë shumë mire se qeverinë dhe ministrin e financave askush nuk i ka penguar me bë reforma fiskale, me i rritë pagat, me rritë pagën minimale, me i ulë çmimet e produkteve esenciale (Ligji që është në Kushtetuese nuk e ka pengu Muratin me bë TVSH-në zero për produktet bazë). Opozita nuk e ka rritë çmimin e rrymës, nuk ka pengu në ndërtimin e banesave për qifte të reja, nuk e ka pengu në ndërtimin e 160 qerdheve, po supozoj nuk e ka pengu as me heqë drejtorin e PDK-së nga ATK-ja, të cilit që një vit e gjysëm i ka kalu mandati, opozita nuk e ka rritë tatimin në pronë, opozita nuk i ka dhënë 100 milionë nga buxheti për energjinë elektrike të shpenzuar në veri, opozita nuk ka lidhje me ambasadorin Martin Berishaj as me kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi, opozita nuk ta ndalon me zgjedhë guvernatorin e BQK-së, drejtorin e NJIF-it, 11 sekretarë të ministrive që janë me ushtrues dëtyre që më shumë se dy vite as bordin e Fondit Pensional, opozita s’po nënshkruan kontrata njëburimore, opozita s’po t’i ndalon investimet kapitale, opozita nuk po i shtyn mjekët të ikin nga vendi as 150 mijë qytetarë të tjerë të cilët lanë Kosovën në mandatin e juaj, opozita s’po e pengon mërgatën të vij me investu (Gjonbalaj 50 milionë euro)”.

    “Jo Hekuran Murati, kjo propagandë nuk të kalon kësaj here. Ju keni dështu në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si rezultat i eksperimenteve tuaja. Sot, në vend që të festojmë të gjithë për deklaratën e 2 korrikut dhe t’i nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën për këtë shtet, ne sot flasim për sanksionet e BE-së ndaj Kosovës – çfarë degradimi!!!”, përfundon postimi i saj. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark