Pas mos votimit të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosjes për të diskutuar për rastin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, deputetët e Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës kanë lëshuar sallën e Kuvendit.
Kundër debatit ishin Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndërsa votimi dështoi për mungesë të korumit, pasi që në sallë ishin të pranishëm vetëm 45 deputetë, prej të cilëve 25 kanë votuar pro, 16 kundër dhe katër kanë abstenuar. /Insajderi.com